16:27 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përplaset vetura me traktorin, një person mbetet i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pas mesditës në fshatin Dobërqan të Gjilanit.

Një veturë është përplasur me traktorin, çka edhe ka të lënduar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një veturë është përplasur me traktorin në Dobërqan, ndërsa policia me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë ngasësi i traktorit ka mbetur I lënduar dhe është dërgu në Spitalin Regjional në Gjilan”./Indeksonline/