13:16 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përplasja e ashpër: Kujtim Shala i quajti të shitur Dardan Sejdun dhe PSD-në!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala kishte një përplasje verbale me shefin e GP të PSD-së, Dardan Sejdiun.

Përplasja ndodhi në mbledhjen e kryesisë kur deputeti Shala tërhoqi vërejtjen për listën e deputetëve nënshkrues.

Sejdiu e mohoi se kishte ndonjë parregullësi procedurale, dërsia Shala i reagoi menjëherë deputetit të partisë së Shpend Ahmetit.

“Ju jeni të shitur, PSD është e shitur”, ishte reagimi i ashpër i deputetittë LDK-së, thonë burime të Indeksonline brenda takimit.

Ndërsa, gjatë fjalosjes nuk janë kursyer edhe fjalë të tjera si; “Kastravec,pis, shpiun…”.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të caktuar që sot në ora 14:00 të mbahet seanca për votimin e rezolutës rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/