16:25 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përplasja e Kadri Veselit me Vetëvendosjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu përgjigjur akuzave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për vrasje të Ekrem Rehxhën- komandant Dirinin, ka thënë se mund të iniciojnë një gjykatë që do të merrej me vrasjet por mos të ndodhin manipulime politike.

Pas akuzave të djeshme të deputetes Drita Millaku, sot ishte Dardan Molliqaj, kërkoi që Veseli të kërkojë falje për fyerjen dhe kërcënimin që i ka bërë deputetes.

Veseli ka thënë se asnjëherë nuk ka filluar ta ngacmojë askënd në Kuvend por edhe nëse gabimisht ka ngacmuar dikë, i ka kërkuar falje, por në të njëjtën kohë sa të është kryetar i Kuvendit nuk do të lejojë askënd të lejojë që të lëndohen të tjerët.

Ai duke komentuar akuzat se bashkë me Hashim Thaçin ka vrarë Ekrem Rehxhën- komandant Dirinin, ka thënë se në Kosovën tonë ka mundur të ndodhin gjëra që nuk kanë qenë dinjitoze, por i kanë bërë njerëzit e pa besë dhe kriminel, por po aq pabesë janë ata që mundohen me manipuluar me çështje tjera pa pas përgjegjësi.

“Mendoni që jeni Zoti që po ia bëni me gisht dhe po merr fund kjo çështje, deputeti ka të drejt t’i drejtohet Prokurorit, por ka mundësi të bëhet debat në Kuvend për gjëra që e kanë dëmtuar lirinë e Kosovës  dhe të njëjtën kohë kemi një Gjykatë Speciale. Unë nuk e kisha fal kurrë askënd isha shku te prokurori por kisha qenë i lig nëse e kisha fal”, ka thënë ai.

Sipas tij, komandant Drinin e ka njoftuar shumë mirë dhe të pabesët mund të flasin çdo gjë dhe nuk i ka bërë asgjë.

“Unë kam qenë veç me të disa herë në bjeshkë gjatë vitit 1999, ju që folni e që nuk dini asgjë, por unë besoj që njerëzit e këqij kanë manipuluar, por ai që është edhe më i keq është ai që manipulon për një votë. Nëse mendoni që mundeni me me turpëruar harrojeni, unë mund të vdes por me u turpnu kurrë”, tha ai.

Ai premtoi që nga janari i vitit që vjen do ta nënshkruajnë hetimin e ShIK-ut, ndërsa i ka ftuar që të formojnë edhe një Gjykatë tjetër për këto vrasje, të cilin ai do ta kishte iniciuar, por politikisht mos manipuloni.

Më tej, Veseli është shprehur i habitur me deklaratat e deputetes së “Vetëvendosje”, Drita Millaku, se organet e drejtësisë para disa vitesh kanë ngritur aktakuzë ndaj kreut të PDK-së.

“Nuk po ta kontestojë unë, por është hera e parë që e dëgjova. Por t’i do të ishte mirë të më njofshe për këtë pjesë. E bëni një njoftim për vitin 2003. Është hera e parë që e dëgjojë këtë çështje. Tu kisha lut që runi kapak për fytyrë të juaj, për mu mos u ndalni…”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Ndërsa, Millaku i është kundërpërgjigjur duke i thënë se; “Aty nuk e ka emrin Kadri Veseli por Luli e ka. Me pseodunim është në rrjetin …”, është shprehur ajo. /Indeksonline/