19:31 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Përplasja e VV-së dhe AAK-së për marrëveshjen për linjë hekurudhore

Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur përplasje për pjesëmarrjen e Ministrit të Infrastrukturës, Librun Aliu, në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Beograd të Serbisë.

Pal Lekaj nga AAK iu drejtua ministrit Aliu se ata e nënshkruan marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, ndërsa ky i fundit në Beograd, shkruan Indeksonline.

I shpejtë ishte reagimi i VV-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka tha se Lekaj në Berlin nënshkroi vetëm projekte që lidhin Kosovën me Beogradin, edhe me hekurudhë edhe me autostradë, ndërsa Liburn Aliu në mes të Beogradit paraqiti projektin për hekurudhë që lidh Kosovën me Shqipërinë.