17:39 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përplasje e ashpër e SHBA-së dhe Rusisë për Kosovën (Foto)

Një diskutim interesant u zhvillua në Twitter, midis Ambasadës Ruse në Kanada dhe Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, me temën kryesore që ishte Kosova, përcjell Indeksonline.

Së pari, ambasada ruse ka shkruar për komentet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Ottawa (Kanada) ku pas vizitës së fundit Thaçi ka folur për qëndrimet e anti-ruse në mediat kanadeze, duke i përkujtuar sipas ruseve se Kosova është Serbi.

Këto komente zgjuan reagimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të SHBA, duke shkruar se, “Kosova është shtet i pavarur dhe se Krimea është pjesë e Ukrainës. /Indeksonline/