13:33 / E Enjte, 02 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përplasje mes pozitës dhe opozitës në komisionin për MSA-në

Komisioni Parlamentar për MSA-në mbledhjen e sotme e ka nisur me përplasje mes anëtarëve qe vijnë nga pozita dhe opozita.

Anëtarët e opozitës kanë insistuar se duhet të ndiqen procedurat në mënyrë që të caktohet drejtuesi dhe numri i anëtarëve të këtij komisioni, meqë sipas tyre, mandati i komisionit të kaluar ka skaduar. Ata kanë kërkuar qe një gjë të tillë ta formojë kryesia.

“Ne vetëm kërkojmë sqarim te procedurave sepse ne e dimë si kanë rrjedhë në të kaluarën.Në rregullore nuk flitet as për numrin e anëtarëve as të kryeesueist. Duam që nga kryesia ta caktojë ketë numër edhe të anëtarëve edhe të drejtuesit”, ka deklaruar anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, raporton “Zeri.info”.

Ai më tej, ka thënë se duhet të bëhet e ditur nëse ka apo jo rregull të ri.