14:31 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Përplasje mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Pejë, saktësisht tek ‘Qendra Zejtare’.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vërehet se ka pasur një përplasje mes një veturës dhe motoçikletës.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoqiklisti ka mbetur i lënduar, ku më pas është dërguar në Spitalin e Pejës.

Ende nuk është bërë e ditur gjendje e tij shëndetësore.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.