22:20 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / AR

Përplasje në studio për raportet me ndërkombëtarët: Kur raporti është më i zjarrtë, dashnia është më e madhe

Raportet Kosovë-ShBA kanë përplasur ashpër panelistët në POLITIKO të cilët nuk u pajtuan me deklaratën e Blerim Gashit i cili tha se është më mirë që kryeministri Kurti t’i ketë raportet më të vështira e pasionate me aleatët ndërkombëtarë, por që janë të vërteta.   

“Kjo është si dashnia e marrëdhënia mes njerëzve, kur është aq pasionante, aq e zjarrtë e aq burimore. Më mirë është me pas një partnerë që këta të tjerët kanë qejf me i ngjitë këso emra rus, ka bashkëpunu, është shpihun e tradht.”, tha Gashi.

Pas kësaj deklarate i menjëherëshëm ishte reagimi i Matoshit të cilit nuk i pëlqeu kjo analizë e Gashit.

“Tash mu po më rezulton që më mirë është me bë debat me Agim Bahtirin o vëlla, sesa me juve dyve. Sinqerisht. Çka je tu fol?. Super keq e ka qitë Kosovën, ju lutem lexojau Blinkenin.”, i tha Matoshi – Gashit e Krenar Shalës.

E, pas kësaj ndërhyri edhe Adrian Çollaku i cili tha se SHBA-ja ka probleme me Kurtin e jo edhe Kosovën, transmeton Gazeta10.

“Me thanë sot që Kosova i ka prishë raportet me SHBA-në, nuk qëndron. E, pse qeveria Kurti ka probleme se nuk i dëgjon këshillat e SHBA-së, kjo është e vërtetë.”, tha Çollaku në reagimin e tij ndaj Matoshit.  

E, Matoshi tutje tha se Kosova si e tillë është produkt i intervenimit amerikan.

“Escobari po thotë na nuk e lëshojmë Kosovën, si popull. Ndërkaq, herën e parë tha se Kosova s’mund të mbetet peng i një individi.”, tha tutje Matoshi.

Më poshtë momenti i plotë i debatit.