20:52 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Përqafon qenin, por ai e kafshon

Një adoleshente argjentinase e pësoi keq kur deshi të bënte foto me qenin pastor të shoqes.

17-vjeçarja Lara Sanson u kafshua nga qeni sapo i afroi faqen.

Ajo përfundoi në spital për dy orë. Në total 40 të qepura iu bënë vajzës në fytyrë.

Kur i thanë nëse donte që ta vrisnin qenin, Lara kundërshtoi.

Në median sociale ajo ka paralajmëruar të tjerët që të mos përfaqëjnë qentë rreth qafës, pasi kur afrojmë faqen, instinkti i thotë se është nën sulm.

Image