16:25 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përse furça e dhëmbëve duhet lagur para se të vendoset pasta

Higjiena dentare është shumë e rëndësishme për shëndetin e një njeriu. Jo më kot thonë se sëmundjet nisin nga dhëmbët.

Ndaj këshillohet që të lajmë dhëmbët kur zgjohemi dhe para se të flemë dhe të gjithë e kemi dilemën në duhet ta lagim furçën e dhëmbëve para se të vëmë pastën. Përgjigjen për këtë e ka dhënë stomatologia Mitali Hariavala.

Ajo ka treguar se po furça e dhëmbëve duhet lagur sepse pastrohet dhe është më mirë sepse pasta përhapet më lehtë.

Kurse përzierja e drejtpërdrejtë e ujit dhe e pastës nuk këshillohet sepse dhëmbët thuaj nuk do të pastrohen ashtu siç duhet më pas.