23:17 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përse nuk duhet t’ju “dridhet qerpiku” kur të kërkoni rritje rroge?

Zakonisht rekrutuesit nuk rekomandojnë që gjatë intervistës të bëhen pyetje në lidhje me pagën deri në momentin që ata vetë të hapin një bisedë të tillë, dhe jo vetëm kaq. Ka shumë punonjës që shpesh punojnë për një periudhë të gjatë kohe, sepse nuk kanë guximin të kërkojnë rritje pagë. Një sondazh i kryer së fundi me 160 mijë punonjës , rreth 70 % e tyre raportuan se morën një lloj rritjeje page pasi ata kërkuan një gjë të tillë.

Sipas ekspertëve, nuk mund të presësh gjatë gjithë kohës që punëdhënësi të ofrojë një ngritje. Sa më gjatë që keni punuar diku, aq më shumë ka gjasa që ju të merrni një ngritje. PayScale tregoi se punonjësit që kishin punuar në një kompani për më shumë se pesë vjet kishin 12 herë më shumë shanse të merrnin një rritje sesa dikush që kishte qenë atje më pak se një vit. Sipas studimit, vetëm në 30 për qind të rasteve ata që kanë kërkuar një rritje rroge nuk e kanë marrë një të tillë.