13:31 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përsëri ai, lojtari i Kosovës “cigarexhiu i vogël”

Mbrëmë në Gjakovë, Prishtina e ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në futsall. Skuadra e kryeqytetit ka marrë një barazim, që i ka mjaftuar për të siguruar finalen.

Një nga qindrat tifozët në palestër ishte edhe një lojtar i njohur i Kosovës në këtë sport.

Dardan Topilla ndodhej në palestër në një situatë të ngjashme për të cilën u bë i njohur javë më parë.

Topilla është parë përsëri duke tymosur cigare. Duket se përveç talentit, ylli i Kosovës në futsall ka një shprehi që s’e ka në plan ta largojë./Indeksonline/