20:42 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përsëri rrahje në LDK, nëndega në Mati 1 – një person ka kërkuar ndihmë mjekësore

Pas disa incidenteve të njëpasnjëshme në nëndegë siç ndodhi Mitrovicë e Ferizaj, Vushtrri e Prishtinë, një i tillë ka ndodhur edhe në nëndegën e LDK-së në Mati 1.

Burime brenda prej ku po mbahej mbledhja kanë treguar se ka pasur incident i cili ka eskaluar pas përleshjes verbale në fizike.

Madje ata thonë se një person është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra.