11:04 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përshëndeten deputetët pas shpërndarjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës aktuale.

Ata paraprakisht votuan mocionin për ta shmangur debatin në Kuvend ndërsa menjëherë u hodh në votim shpërndarja.

Deputetet të gjithë të disponuar votuan që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pozitë e opozitë u përshëndeten në fund./Indeksonline/