75 Mall Live Search
22:11 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përshëndetet me Flamengon para kalimit te Milani

Futbollisti i talentuar brazilian do t’i bashkohet rossonerëve në janar.

Milani ka shpenzuar 35 milionë euro te Flamengos për Lucas Paqueta, mesfushorin që të dielën luan ndeshjen e fundit kundër CA Paranaense.

Futbollisti 21-vjeçar arriti të shënojë 10 gola në kampionat dhe tanimë do të provojë të luajë në elitën e futbollit italian.

“Është koha për t’u përshëndetur, jam gati për të nisur një aventurë të re. E falënderoj Flamengon për gjithçka më ka dhënë, por pas 12 vitesh besoj se është momenti i duhur për t’u larguar”, theksoi ai, transmeton IndeksOnline.

“Në ditët në vijim do të kem shumë gjëra në kokë, do të më duhet të pushoj dhe të punoj mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e fundit. Besoj se do të jetë një mirupafshim, jo një lamtumirë”, shkruan mesfushori.

Ai do të vihet nën urdhrat e Gennaro Gattusos në fillim të vitit të ri kalendarik./IndeksOnline/