20:28 / E Diele, 19 Janar 2020

Përshëndetja e fundit e binjakëve që u desh të ndaheshin shkaku se djali u diagnostifikua me Leukemi

Fox Parkin tre vjeçar u diagnostifikua me një formë të rrallë leukemie, menjëherë pas Ditës së Krishtlindjes dhe duhet të marë një trajtim shpëtues.

Procedura që i duhet të ndjekë e bëri që ai të ndahet nga binjakja, Winter.

Para se Fox të largohej për t’u përballur me muaj të tërë me trajtimin rraskapitës-i cili përfshin arsenik intravenoz, një element natyrisht që mund të jetë efektiv mjekësor-ai i tha lamtumirë motrës së tij të dashur, transmeton Indeksonline.

Momenti i përshëndetjes së dy vogëlushëve, u kap në një fotografi nga prindërit Holly dhe Tom.

Tom dhe Winter ishin binjak të lumtur, të shëndetshëm dhe që kurrë nuk largoheshin nga njëri-tjetri, sipas nënës Holly.

Por në nëntor të 2019, Fox pati një infeksion të bajameve, i cili njëherë ngjasoi në një ftohje të keqe.

Por më vonë tek Holly u vërejt një skuqje në këmbë, ku mendoi se ishte meningjitit.

Mjekët më vonë sqaruan se Fox kishte një numër të parregullt të qelizave të gjakut dhe se do të duhej kërkuar një transfuzion./Indeksonline/