13:07 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përshëndetja e ‘ngrohtë’ e Behgjet Pacollit me Sami Lushtakun (Video)

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ishte njëri prej personave që bëri ‘presion’ mbi disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës që në vitin 2011 të votohet Behgjet Pacolli për president të shtetit.

Mirëpo, ‘jarania’ e këtyre dy politikanëve po vazhdon edhe më tej. Në këtë video të bërë nga “Indeksonline” shihet Lushtaku dhe Pacolli teksa bisedojnë njëri me tjetrin në një event të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.

Afër tyre ishin edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu si dhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Pamjet më poshtë: