16:58 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përshkrimi që Werderi ia bëri golit të Rashicës është i jashtëzakonshëm

Milot Rashica realizoi golin e parë të ndeshjes ndaj Bayern Munich duke e “shëtitur” Boatengun dhe duke e “nokautuar” Neuerin i cili s’kishte ç’bënte në atë rast.

Ndërsa, përshkrimin e këtij goli ekipi i Werder Bremen e bëri në një mënyr të veqantë.

“Çfarë goli! Çfarë kundërsulmi! Pasim i bukur vertikal, pastaj Raketa jonë e dërgon Boatengun në kinema dhe e ngulit topin në kënd!” – shkruhej në postimin e ekipit gjerman.

Momentalisht, Werderi është duke u mposhtur me rezultat 3:1./Indeksonline/