Turpëruese, mbetjet e kurbanëve e ndotin lumin Ibër (Pamje)
Kurban Bajrami apo i njohur ndryshe si “Bajrami i Vogël” është festa e myslimanëve, e cila njihet me therjen e Kurbanit, rit fetar ky i kryer edhe nga shumë qytetarë të Kosovës.
Por, persona të pandërgjegjshëm, pasi kanë kryer obligimin fetar duke prerë kurban për këtë festë, kanë bërë gjeste të pahijshme.
Një lexues i portalit Indeksonline ka thënë se disa persona kanë treguar papjekuri duke hedhur në lumin Ibër mbetjet e kurbaneve.
Ai madje thotë se e kishte të pamundur të qëndroj afër vendit ku ndodheshin mbetjet pasi kundërmonte aromë e rëndë.
Sipas tij, gjaku, zorrët dhe pjesët tjera të kurbaneve kanë shkaktuar ndotje, derisa rrezikohet edhe helmimi i ujit.
Një situatë e ngjashme ishte hasur edhe ditën e parë të Kurban Bajramit. Në Tregun e Kafshëve në Prishtinë, qindra myslimanë në mungesë të ndonjë thertoreje kishin shkuar aty për të ther ndonjë kurban për familjet e tyre.
Ata duhej të paguanin 5 euro për të hyr në thertore si dhe 10 euro të tjera për kasapët që kryenin therjen. /Indeksonline/