11:20 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Persona të panjohur ia vjedhin pushkën e gjuetisë, Policia nis hetimet

Persona të panjohur kanë vjedhur pushkën e gjuetisë së bashku me lejen nga shtëpia e raportuesit të rastit nga komuna e Ferizajt, përcjellë Indeksonline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur e të dyshuar, nga shtëpia e tij i është vjedhur pushka e gjuetisë së bashku me lejen. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/