17:39 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Persona të papërgjegjshëm shesin bileta Kosovë-Angli, në emër të rexhisorit të njohur

Rexhisori i njohur nga Kosova, Fatos Berisha njihet si mbështetës i madh i kombëtares së Kosovës, madje ai bënë pjesë në grupin e tifozëve ‘Dardan’ dhe është i pranishëm në secilën ndeshje ku luan Kosova, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, temë aktuale ka qenë problemi që kishin qytetarët për të siguruar ndonjë biletë për ndeshjen Kosovë-Angli, pasi u bllokua sistemi ‘online’, duke shkaktuar zemërim tek publiku.

Madje persona të papërgjegjshëm kanë shfrytëzuar rastin që të vinin numra të personave të ndryshëm të njohur,  kinse ata po shesin bileta për ndeshjen.

Viktimë e këtyre personave ishte edhe rexhisori Fatos Berisha, numrin e të cilit e keqpërdorën nëpër faqe të internetit.

Ai ka përgënjeshtuar të gjitha duke shkruar: “Unë nuk shes bileta. Kjo është një mashtrim dhe metodë e poshtër e intimidimit të privacisë sime.” /Indeskonline/