12:09 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Personat që harrojnë janë më inteligjent, e thotë studimi

A iu ka ndodhur shpesh të harroni për ndonjë gjë apo mos të iu kujtohet ku keni fshehur a lënë diçka?

Ndoshta shpesh jeni ndier keq, e nervozuar dhe e mërzitur se si po harroni. Megjithatë kemi një lajm të mirë për ju.

“Një studim i botuar nga Neuron ka zbuluar se të kesh “një mendje të munguar” është në të vërtetë një formë e inteligjencës, pasi tregon se truri yt përqendrohet vetëm në gjërat e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

Paul Frankland dhe Blake Richards të Universitetit të Torontos zhvilluan studimin dhe zbuluan se njerëzit që përpiqen të kujtojnë gjithçka, shpesh kanë një kohë të vështirë në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve në botën reale”, thuhet në studim./Indeksonline/