18:03 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Alkooli shkakton sëmundjen e harresës

Përdorimi i pijeve alkoolike është një prej faktorëve më të mëdhenj që shkakton të gjitha llojet e dementias – sëmundjeve të harresës.

Kjo është nxjerr nga një studim që është bërë me një milion të rritur në Francë të cilët kanë qenë të prekur nga sëmundja në fjalë.

Studimi ka trajtuar veçanërisht efektin e alkoolit dhe çrregullimet nga përdorimi i tij, përfshirë njerëzit që janë të diagnostifikuar me çrregullime mendore dhe kronike.

Nga 57 mijë raste që janë prekur herët nga dementia (para moshës 65 vjeçare), shumica (57%) prej tyre kanë qenë të lidhur me konsumim të lartë të alkoolit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e definon ‘pirjen kronike të rëndë’ kur konsumohen 60 gram alkool i pastër mesatarisht brenda një dite.