14:17 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Personat që LDK po ankohet në Istog, kishin votuar për këtë parti në zgjedhjet e tetorit (Foto)

Personat që LDK po ankohet në Istog, kishin votuar për këtë parti në zgjedhjet e tetorit (Foto)

PZAP ka marrë provat materiale ku pritet të kryejë verifikime lidhur me ankesën e LDK-së në garën për Istogun.

Mul Desku nga PZAP ka thënë se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë ankesë, porse po punohet në këtë drejtim.

“Kemi marrë materialet ka kohë deri në vendim, derisa të verifikohen. Besojë se nesër pasdite do të ketë rezultate”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline.

Fakt për këtë është se të njëjtat lista kanë qenë edhe në zgjedhjet e 22 tetorit në të cilat lista, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatit Haki Rugova i kishte marrë shumicën e votave me postë me listat e njëjta.

Megjithatë, janë disa rregulla të cilat e hedhin poshtë ankesën e LDK-së.

Vlen të kujtojmë se në Istog ka qenë garë e ngushtë në mes Haki Rugovës të LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së, ku ky i fundit në votat me postë e riktheu rezultatin, duke mposhtur Rugovën.