14:54 / E Premte, 30 Prill 2021 / k.v

Personat që u rrahën në trafik janë staf ndërkombëtar (Video)

Rrahja që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në Çagllavicë afër “Hotel Emerald”, erdhi pas një aksidenti dhe një mosmarrëveshje mes dy personave.

IndeksOnline nga burimet brenda policisë ka mësuar se dy personat që janë përfshirë në rrahje, janë staf ndërkombëtar.

Policia e trafikut ka informuar sigurimin e UN-it për ta trajtuar këtë rast.

IndeksOnline ka siguruar videon e kësaj rrahje, ku shihen shtetasit duke u rrahur fort mes veti madje njëri prej tyre shihet të ketë në grusht një mjet të fort.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën dhe që kanë njoftuar policinë për ngjarjen./IndeksOnline/