09:12 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Personave me aftësi të kufizuara nuk i ofrohet mundësia të ndjekin ndeshjen në stadiumin e ri në Shqipëri ‘Air Albania’

Stadiumi i ri i Kombëtares së Shqipërisë ‘Air Albania Stadium’ është përuruar mbrëmë.

Inaugurimi i stadiumit të ri u bë nën një përkujdesje të veçantë të një spektakli kulturor për të filluar më pas me ndeshjen Shqipëri-Francë.

Rezultati i kësaj ndeshje përfundoi 2:0, duke i dhënë Shqipërisë një humbje në shtëpinë e saj.

Por ajo çfarë ndodhi jashtë këtij staidumi të ri nuk është aspak e hijshme.

Shumë persona invalidor u lanë duke pritur jashtë në pamundësi për t’u bërë pjesë e tifozëve në këtë stadium të ri, e mirë të ndërtuar, transmeton Indeksonline.

E gjithë kjo ndodhi pasi të njëjtëve nuk i është ofruar mundësi që të futeshin brenda as me ashensor, as me asgjë.

Për dallim nga kjo në Kosovë bëhet një respekt i veçantë për invalidorët, teksa mbrëmë djemtë e Kosovës ndaluan dhe ndanë kohën e tyre për këta persona, madje ndër ta i dhanë edhe fanella për t’i treguar se sa të rëndësishëm janë ata./Indeksonline/