16:21 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Personazhi i njohur i Youtube, vdes nga tumori i trurit!

Një personazh i njohur i Youtube, pas diagnostifikimit të saj me tumor në tru, kishte nxitur një fushatë për mbledhjen e fondeve prej 20.000 funteve.

Por Samantha Last ndërroi jetë 10 ditë pas ditëlindjes së 50-të, katër muaj pasi mjekët zbuluan se gjendja e saj ishte e pashërueshme, transmeton Indeksonline.

Përkrahësit e saj dhuruan para për nënën e katër fëmijëve nga Norfolk.

Burri i saj David Last tha se “një yll do të shkëlqej në qiell”, pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen e gruas së tij.

Ai gjithashtu ka postuar në faqen e gruas së tij në Instagram duke shkruar: “Jam i tronditur dhe i lodhur. E dija se do të vinte kjo ditë. Por unë ende nuk isha i përgatitur për të.”  /Indeksonline/