19:14 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Personeli i ambasadës turke në QKUK, ambasadorja është duke u ekzaminuar

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç vazhdon të ndodhet në QKUK, pas një aksidenti të ndodhur sot në orët e pasditës në fshatin Mramor.

Indeksonline po qëndron në ambientet e QKUK-së, aty ku dhjetëra anëtarë të personit të ambasadës turke po qëndrojnë për të qenë afër informacioneve për ambasadoren e tyre.

Indeksonline mëson se ekzaminimet paraprake tregojnë se gjendja e ambasadores turke nuk është serioze./Indeksonline/