18:33 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Personi që dyshohet se kërcënoi familjen e presidentit, është imam i xhamisë

Imami i xhamisë dyshohet për kërcënimin ndaj familjes së Presidentit Hashim Thaçi.

Kallxo.com ka siguruar një vendim të gjykatës ku ofrohen detaje për identitetin dhe pozitën e personit i cili u arrestua për kërcënimin e familjes së presidentit Hashim Thaçi.

Sipas këtij vendimi i dyshuari është është Asllan Bajraktari, imam i xhamisë në Jashanicë.

Bajraktari në vendimi ka mohuar të ketë kryer veprën e cila i vihet në barrë.

Ndryshe, fshatari i Jashanicës dyshohet të ketë ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët.

Arsyeja e kërcënimit  është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i tha KALLXO.com se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.

Sipas Zahitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me këshilltarin e presidentit Artan Behrami, i cili ka premtuar që pasi të marrë informacione do ofrojë një qëndrim.