17:21 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Personi që u gjet i vdekur në Pejë ishte goditur mbrëmë nga vetura

Indeksonline raportoi pak më parë se Policia e Kosovës ka intervistuar një person të dyshuar për vdekjen e personit që u gjet pa shenja jete sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Intervistimin dhe arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi në fjalë mendohet se ka goditur me veturë viktimën mbrëmë pasmesnate, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se sot me datën 13.04.2019. rreth orës 06:55 policia është informuar se ne rrugën ‘Selman Lajqi’ në fsh. Vitomiricë-Pejë, është një person i shtrirë i cili dyshohet të jetë pa shenja jete, patrulla policore me të arritur në vendngjarje ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, A.C. i lindur ( 1980) m/k/sh.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të policisë Pejë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë të dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘ Hetim i vdekjes’.

Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor  për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit. /Indeksonline/