19:19 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / L K

Përfundon aksioni i policisë në Dragodan, që u zhvillua për kapjen e hajnave

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione sot për kapjen e të dyshuarve për vjedhjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.  

Aksioni ka nisur në lagjen “Arbëri”, në Prishtinë, i cili tashmë raportohet që ka përfunduar.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Ndryshe në këtë aksion mbeti i vrarë Dukagjin Gashi si dhe janë arrestuar dy të dyshuar Bujar Basha dhe Leotrim Cakollin.

Ndërsa në arrati është Korab Gashi, i cili është në kërkim nga policia./Indeksonline/