20:45 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Përurohet biblioteka e Ipeshkivës “Ernest Koliqi”

Në ditëlindjen 119 të shkrimtarit të madh, Ernest Koliqi, Prishtinës iu shtuar një biblotekë me emrin e tij, ajo e Ipeshkivës, e cila u përurua sot në Qendrën “BogdaniPolis”, nën Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Aty u tha se kjo bibliotekë do të shërbejë për studentët dhe gjithë qytetarët që duan t’i shijojnë dijet e dikurshme.

Ipeshvia e Kosovës ka njoftuar në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ernest Koliqi, do të bëhet inaugurimi i Bibliotekës së Ipeshkivës “Ernest Koliqi”.

Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se Katedralja dhe gjithë ky kompleks do ti jep një domethënien shpirtërore gjithë qytetit, një kujtim për të kaluarën tonë dhe njëkohësisht në kuadër të katedrales ta kemi qytetin e Bogdanit, që e kemi quajtura në gjuhen greke “BogdaniPolis”, dhe se kanë dashur që ta kenë edhe një bibliotekë.

“Ne kemi dashur t’i japim qytetit dhe njerëzve tanë, sidomos studentëve një mundësi që të kenë një vend edhe të këndshëm, edhe të bukur ku mund t’i zbulojnë ose t’i shijojnë dijet e dikurshme por edhe t’i marrin që t’i kultivojnë për të ardhmen…biblioteka jonë është pagëzuar me Ernest Koliqin, pasi Ernes Koliqi ka qenë vërtet misionari i dijës në Kosovës dhe ambasadori i shkollave tona”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se me largimin e pandemisë Prishtinës po i vinë të mirat si panaire, festivale ndërkombëtare e të tjera.

“Përzgjedhja pikërisht e emrit të kolosit Ernest Koliqi për bibliotekën tuaj dhe inaugurimi i saj pikërisht në ditëlindjen e tij nderojnë jo vetëm këtë bibliotekë, as veç ipeshkvin por nderon gjithë kryeqytetin dhe gjithë kombin tonë shqiptar“, ka thënë ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Koliqi me veprën e tij i tregon botës se pavarësisht sistemeve, e drejta, arti kultura që i shërben popullit nuk shuhet kurrë.

“Është një bibliotekë shumë interesante, krejt e veçantë me llojin e vet, shumë e bukur. Një arkitekt fantastik e ka bërë këtë por ajo që mbush më tepër është vepra e të madhit Ernest Koliqi“, tha ai.

Ndërkohë, për figurën e Ernest Koliqi foli profesori Xhavit Beqiri, për të cilin tha se është guri i këndit në themelin e shkollës shqipe në Kosovë.