75 Mall Live Search
17:20 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Gj. Sh

Përurohet fusha e futbollit “Shani Nushi” në Gjakovë, financimi për renovim u bë nga FFK-ja dhe komuna

Sot është përuruar fusha e futbollit ”Shani Nushi” në Gjakovë, ku ka marr një pamje moderne e është ndërtuar me standarde të larta.

Financimin për renovimin e kësaj fushe e bëri FFK-ja në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka falenderuar kreun e FFK-së, Agim Ademin për mbështetjen e dhënë.

”Falënderim i veçantë për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi, për mbështetjen konkrete dhe vizionin e vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit. Ky investim është tjetër dëshmi se angazhimi ynë për sportin nuk njeh kompromis – rinisë sonë i takon më e mira, dhe Gjakova po e ofron hapësirën që ajo meriton!” ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë: