15:24 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Përurohet laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë

Përurohet laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, donacion i organizatës “Care for Kosovo Kids”, nga Holanda, donacion që kap vlerën 125 mijë euro.

E pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, e cila tregoi për investimin e bërë nga organizata nga Holanda dhe populli holandez, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka  falënderuar donatorët për investimin në renovmin e laboratorit të Institutit të Patologjisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme për klinikat e QKUK. 

“Prezenca jonë sot këtu, tregon për një bashkëpunim të suksesshëm që ShSKUK-ja ka arritur ta ndërtojë me donatorët dhe partnerët tanë. Poashtu është dëshmi që përkundër ballafaqimit me sukses të pandemisë, nuk janë lënë anash as shërbimet për pacientët jo-Covid. Rinovimi i hapësirave të kësaj klinike me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar, ne kemi arritur të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësomë sigurinë në punë për stafin tonë”, u shpreh  ai

Anke Gerrits, themelues e Care for Kosovo Kids, tregoi përpjekjet që ka bërë kjo organizatë për të siguruar mjet për rinovimin e këtij laboratori, i cili është shumë i rëndësishëm për pacientët kosovarë. Ajo u shpreh e lumtur që përpjekjet e vazhdueshme sollën rezultat dhe tashme kemi laboratorin e rinovuar.

Rina Limani, drejtoreshë e Institutit të Patologjisë, theksoi se Care for Kosova Kids,  e ka mbështetur Kosovën që nga viti 2012 dhe doli në krah dhe mbështeti në aspektin e rinovimit”, tha ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, pohoi se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve nga donorët e ndryshëm.