15:20 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përveç denimit me para, Kepa pritet të denohet edhe nga Sarri

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është dënuar nga Chelsea me 220,000 euro apo një javë pagë për shkak të mos bindjes ndaj urdhërave të trajnerit.

Megjithatë ai nuk pritet të shpëtoj me kaq.

Trajneri Maurizio Sarri ka deklaruar të martën në konferencë për shtyp se ka shumë mundësi që ta lë Kepën në bankë rezervë për ndeshjen kundër Tottenhamit që zhvillohet të mërkurën mbrëma.