12:29 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përveç deputetes Bogujevci, Vetëvendosje tregon kush janë aktivistët e arrestuar (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar një aksion simbolik para stacionit të Policisë së Kosovës në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar një deputete dhe shtatë aktivistë të saj, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i Vetëvendosjes:

Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 7 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

Të arrestuar janë:

Saranda Bogujevci

Rinë Zhitia

Diellëz Arifi

Elona Kurti

Çlirim Gërbeshi

Atdhe Arifi

Patrik Domi. /Indeksonline/