14:44 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Përveç Gattusos, Milan pritet ta largoj edhe Leonardon

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” përveq largimit të Gattusos që pritet të ndodhë pas përfundimit të sezonit,drejtori sportiv i Milanit Leonardo poashtu mund të largohet për shkak të performancave jo të mira të skuadrës së Milanit këtë sezon.

Elliott dhe Gazidis janë duke menduar për një organizim të ri të klubit dhe sipas raporteve të fundit nga Italia, është identifikuar një drejtues i ri nga drejtorët e Milanit.

Lucas Campos i Lyon është shfaqur si drejtori i ri i mundshëm për Rossonerët, i cili ishte lidhur me një lëvizje në Romë, por gjallorosët tashmë duket se janë pranë punësimit të Gianluca Petrachi të Torinos.