16:33 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Përveç me maska, për lëkurën kujdesuni edhe me ushqimet

Një ndër pjesët delikate të trupit të njeriut është lëkura, andaj edhe si e tillë kërkon kujdes të veçantë.

Mirëpo, kujdesi ndaj saj nuk duhet të fokusohet vetëm në përdorimin e kremrave dhe maskave të ndryshme.

Më e rëndësishme se maskat dhe kremrat është mënyra e ushqimit.

Dermatologët britanikë kanë bërë thirrje për kujdes ndaj lëkurës duke ofruar edhe disa ushqime që mund të konsumohen në vakte të ndryshme.

Ato janë: Avokado, Farat e lulediellit, Arrat, Patatet e ëmbla, Brokoli e të tjera./Indeksonline/