09:51 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Përveç Monchit, Emery dëshiron të ribashkohet edhe me N’Zonzin

Steven N’Zonzi kthehet në radarët e Arsenalit. Sipas Daily Mirror, “gunners” kanë rifilluar interesimin e tyre për fituesin e Kupës së Botës në Francë, i cili u bashkua me Romën verën e kaluar.

Francezi u transferua vitin e kaluar në kryeqytetin italian por nuk është ambientuar edhe aq mirë.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Sevillas, Unai Emery thuhet se është i interesuar të ribashkohet me të në Londrën e Veiut.

Sipas njoftimeve në Itali, Arsenali është gjithashtu i gatshëm të punësojë Monchin si drejtorin e ri sportiv duke paguar klauzolën e lirimit prej 3 milion eurosh. /IndeksOnline/