07:18 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përveç në rrugë, qytetarët rrezikohen nga qentë endacak edhe nëpër banesa (Video)

Problemi me qentë endacak është i pranishëm në Kosovë pothuajse gjithmonë.

Qytetarët shpesh janë ankuar se nëpër rrugë po ndjehen të frikësuar nga prania e madhe e qenve, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, tani qytetarët e lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet nuk po ndjehen të sigurt as në banesa.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video të korridorit të banesës së tij në këtë lagje të bërë në orët e vona të mbrëmjes.

Aty shihen disa qenë duke u endur nëpër korridor poshtë e lartë. Ai thotë se kjo gjë përsëritet çdo natë. /Indeksonline/