09:40 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Pesë aksidente e 43 tiketa trafiku në 24 orëshin e fundit në vend

Në 24 orët e fundit u shkaktuan pesë aksidente me dëme material. Për fat të mirë nuk pati as të lënduar dhe asnjë aksident me fatalitet.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës shqiptoi 43 tiketa trafiku, numër ky shumë më i vogël nga ai që jemi mësuar të shohim në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/