23:47 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Pesë banorë blejnë ishullin në Skoci

Ishulli i vogël i Ulvas, margaritar i Skocisë me plazhe të pacënuara u ble nga pesë prej gjashtë banorëve të tij, nga frika se mos binte në duart e manjatëve të ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme dhe se mos mënyra e tyre e jetesës do të ndryshonte krejtësisht.

Banorët u bënë bashkë në një shoqatë dhe njoftuan sot se kishin mbyllur kontratën e blerjes, duke përfituar nga ligji që u jep atyre prioritet për blerjen e ishullit.”Jemi të lumtur dhe të çliruar”, pohoi Rebecca Munro, pronarja e kafenesë së vetme në ishull ”The Boathouse”.

Së bashku me banorët e tjerë ajo do të bëhet zyrtarisht pronarja e ishullit më 21 qershor. Ishulli Ulva doli në shitje korrikun e kaluar nga banori i gjashtë i ishullit, anëtari i nje familjeje aristokrate së cilës i përkiste ishulli prej dekadash.

I vënë në shitje me çmimin 4,25 milionë stërlina (4,77 milionë euro), ishulli u ble me një çmim të përcaktuar nga një vlerësim i pavarur me urdhëron e qeverise skoceze, bën të ditur në një deklaratë organizata e vogël, e cila mundi të mbledhë fondet falë një granti te qeverisë skoceze dhe donacioneve të 500 personave.

Gjatë periudhës së nxjerrjes në shitje, pronari Jamie Howard e kishte përshkruar si një prej ishujve më të bukur privatë të Evropës Veriore, shumë tërheqës për manjatë të huaj, atëherë banorët e ishullit ishin trembur se mos i dëbonin prej andej.

Temat: