12:29 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë gjërat esenciale që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj këtë pranverë

Meqenëse sezona po ndërron, atëherë edhe gardëroba juaj do të ndërrojë.
Me fillimin e rrezeve të diellit vullneti dhe dëshira për tu dukur bukur vetëm sa na shtohet.

Pastrimi i dollapit prej veshjeve dimërore ndikon shumë në diskonim tonë e gjithashtu është edhe e nevojshme.

Më poshtë do të sjellim disa prej gjërave esenciale, që këtë sezonw nuk duhet të mungojnë assesi në gardërobën tuaj.

Patikat e bardha

Patikat e bardha janë gjithmonë zgjidhje e përkryer për ditët pranverore. Ato kombinohen lehtë dhe janë shumë të përshtatshme.

Farmerkat perfekte


Farmekat me gji të lartë dhe me prerje të drejtë këtë sezonë do të jenë shumë “in”. Andaj nëse nuk i keni blerë ende, mos humbisni kohë më shumë.

Ky lloj i çantave


Çanta e lëkurës ka qenë dhe do të mbetet zgjidhje ideale për shumë femra. Andaj edhe këtë sezonë një çantë lëkure të kaftë bëni mirë ta keni në dollap.

Xhemper kashmiri


Një investim i duhur për garderobën tuaj do të ishte një xhemper prej kashmiri. Me të do të dukeni gjithmonë bukur dhe në trend.

Pallto e gjatë pranverore


Njëra prej pikave kyçe në pranverë janë jaknet apo palltot.

Andaj një palltë e hollë por e gjatë do i shtonte pamjes tuaj hijeshinë e kërkuar nga shumë vajza./Indeksonline/

Temat: