21:40 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pesë gola në pjesën e parë, çmenduri në Zvicër

Pesë gola janë shënuar në pjesën e parë në ndeshjën Zvicër-Belgjikë.

Vendasit janë duke avancuar me rezultat 3-2, transmeton Indeksonline.

Pas dy golave të shpejtë të Belgjikës në fillim të ndeshjës, zviceranet arritën që të shënojnë tre gola për të përmbysur rezultatin.

Për Belgjikën Thorgan Hazard i shënoi te dy golat, kurse për zviceranet Seferovic shënoj dy herë dhe Rodriguez një herë.

Shaqiri asistoi në golin e dytë, kurse Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë.

Më poshtë mund të gjeni asistimin e Xherdan Shaqirit./Indeksonline/