10:37 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pesë kombinime fantastike të kostumeve

Kostumi i qepur mirë vishet në shumë mënyra, për shkak se kombinohet në mënyrë të përsosur me veshje të ndryshme.

Po ju paraqesim një kostum ngjyrë të hirtë dhe forcën e tij të transformimit

Bash për zonja

Bluza me jakë të lartë mirë u përshtatet damave që janë në moshë, meqenëse fsheh rrudhat e qafës. Mirëpo, nëse keni qafën të shkurtër, kjo jakë nuk është zgjedhje e mirë për ju.

E thjeshtë

Jeleku i thurur apo i qepur nga stofi është zëvendësim i mirë. Kombinimin e këtillë pasurojeni me bluzë apo çorape me ngjyrë të zjarrtë.

E rehatshme

Për variantin më të rehatshëm vishni xhinse, xhemper me kapuç dhe xhaketë, ndërkaq kombinimin plotësojeni me këpucë të përshtatshme.

Atraktive

Dëshironi të dukeni atraktive, por pa e tepruar? Me mini-fund apo pantallona të shkurtër vishni xhaketë dhe çorapë të trasha. Do të jeni të kënaqura.

Elegante

Nëse çizmet i keni atu mode kryesore ditëve të zymta pranverore, vishni me pantallona të gjatë deri në gjysmë pulpe të këmbës. Do të dukeni elegante.

Dhe si duket kostumi?

Kostumi për çdo trup – me V-prerje të thellë vizualisht zgjat, ndërkaq prerja gjysmërrethi e pjesës së poshtme shkëlqyeshëm i mbulon kofshët e mëdha. Rripi i gjerë i fundit dhe palët në pjesën e përparme theksojnë figurën dhe e bëjnë edhe më femërore.