12:25 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pesë mënyra për të shkëlqyer me fundin e gjatë, në vjeshtë

Kush tha se fundi i gjatë është simbol i verës?  Përkundrazi, edhe në ditët e vjeshtës mund t’ju dhurojë një “look” vërtet “super”.

Si ta veshim fundin e gjatë për të mos gabuar dhe për t’u dukur “chic” jo vetëm gjatë ditës, por edhe në rastet speciale?

Një shembull është të kombinoni fundin klasik të zi me një këmishë të bardhë me fjongo të madhe dhe kambale për një kombinim të thjeshtë, por me efekt të madh.

Për mbrëmjet do të ishte ideal një fund tyli. Por edhe gjatë ditës, mund ta “shdramatizoni” me një pulovër dhe një palë atlete, shkruan Living.al.

Pra, kombinimet janë të shumta. Prandaj, për t’u frymëzuar edhe ju për pamjen tuaj hidh një sy fotove më poshtë:

Fund i gjatë + këmishë + kambale

Fund i gjatë + triko + këpucë me take dhe rryp prapa

Fund i gjatë + rrollkë + çizme me takë

Fund i gjatë + pulovër + atlete

Fund i gjatë + pulovër me dizajn kafshësh + këpucë