22:04 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pesë mënyra si të motivoni vetën për të shkuar në palestër

Sa herë keni planifikuar të shkoni në palestër të nesërmen, por kjo e nesërme nuk ka ardhur kurrë? Epo nuk jeni të vetmit.

Kur vjen puna tek aktiviteti fizik, sidomos në verë është shumë e vështirë që të lëvizini, dhe të ngriheni nga krevati për të filluar disa orë të mundimshme stërvitjeje.

Ne do ju njohim me 5 hapa që duhet t’i bëni çdo mëngjes për të pasur një ditë të mbarë dhe për të nisur stërvitjen siç duhet:

Flini gjithmonë në të njëjtën orë dhe zgjohuni në të njëjtën orë,

Gjejeni një shok/ shoqe që të ndani vështirësitë e stërvitjes në palestër bashkë,

Mos shkoni në një palestër që ndodhet larg shtëpisë suaj,

Tregohuni kokëfortë me vetën dhe mos lejoni që të ju mund dembelizmi,

Duhet të jeni i duruar, pasi rezultatet nuk do duken që ditën e parë.