09:33 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Pesë mënyra të ndryshme se si mund ta vishni një bluzë të lirë (Video)

Nëse e keni hapur ndonjëherë gardërobën tuaj dhe jeni ndjerë sikur nuk keni absolutisht asgjë për të veshur, nuk jeni e vetmja.

Por, çka nëse ju themi se një veshje e re është po aq e thjeshtë të krijohet edhe me ato rroba që keni në dollap, madje nga një bluzë e thjeshtë e cila mund të kushtojë pak para.

Kështu, marka e modës Boohoo kohët e fundit ka treguar se si mundeni një bluzë të thjeshtë ta “stilizoni” në pesë mënyra të ndryshme për të krijuar pesë kostume krejtësisht të ndryshme.

Nëse jeni duke shkuar në një festival, darkë apo për pije, ju mund të bëni zgjidhje të lehtë me këtë metodë./Indeksonline/