23:42 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pesë orë pritje në Merdare [Foto]

Kolonat dhe pritjet e gjata po vazhdojnë të jenë prezentë edhe sot në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në pikëkalimin e Medares, si zakonisht pritjet janë më të gjata, shkruan Indeksonline.

Sipas tabeles, figuron se pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje janë deri në pesë orë, kurse kolonat deri 1500 metra, në të dyja anët.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i ka bërë fajtorë autoritetet kufitare të Serbisë për pritjet e gjata, pasi sipas tij, pala serbe po e neglizhon punën në pikat kufitare, duke mos shtuar staf për kundër rritjes së fluksit të udhëtarëve në këto pikat kufitare.

Më poshtë shikoni tabelen me të gjitha pikat kufitare të Kosovës: