75 Mall Live Search
08:33 / E Hënë, 27 Prill 2026 / Z S

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë (2 raste), Podujevë, Pejë e Gjakovë.

Raporti:

Prishtinë / 26.04.2026 – 06:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi ata dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 26.04.2026 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë / 26.04.2026 – 09:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.

Pejë / 26.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit ndaj tij është lëshuar vendim për ndalim dhe ai është dërguar në trajtim mjekësor.

Gjakovë / 26.04.2026 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.